“E respektoj në plotni vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”

“E respektoj në plotni vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me atë se si e vlerëson situatën politike në vend. Ai ka thënë se do respektoj në plotni vendimin e Këshillit të Pergjithshëm të LDK-së

“Unë kam pasur pikëpamje tjera sa i përket situatës politike, këto janë prezantuar në parti, në situatën e tanishme kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm të cilin unë e respektoj në plotëni, mendimi im mbetet i tillë”, tha ai gjatë një konference për medie.

Se a do të jetë  sërish ministër në rast se formohet një Qeveri në mes të LDK, AAK, NISMA e AKR, Abdixhiku ka thënë se kjo është një situatë hipotetike tani dhe se pa pasur qeveri tjetër nuk mundet ta di se a do të jetë apo jo, por se kjo do të vendoset nga organet e partisë.

“Fillimisht duhet të ndërtohet një qeveri e tillë për të qenë pjesë e saj dhe më pas do të jenë vendimeve të institucioneve partiake. Unë e respektoj  vendimin e shumicës ndonëse e ruaj të drejtën time të mendimit personal”, tha ai.

Lexo edhe: 

Qeveria e re – a do të takohen sot Thaçi dhe Mustafa?