Thaçi me probleme shëndetësore – edhe sot ka vazhduar trajtimin në QKUK

Thaçi me probleme shëndetësore – edhe sot ka vazhduar trajtimin në QKUK

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar. /Insajderi.com