“Emri i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, mbijetesë e Vjosa Osmanit në politikë”

“Emri i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, mbijetesë e Vjosa Osmanit në politikë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka komentuar shkrimin e fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, në të cilin thotë se presidenti Thaçi nuk mund të flas në emër të saj.

Krasniqi ka thënë se Vjosa Osmanit po t’i hjeket emri i Hashim Thaçit ajo mbetet pa oksigjen në politikë.

“Vjosa Osmanit po t’ia hjekni emrin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ajo mbetet pa oksigjen politik. Vazhdimisht flet Thaçi, Thaçi, po hallall i koftë se i ka dhez, është ba kryetare e Kuvendit”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com