Avdullah Hoti pritet të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti pritet të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër

Pas një ore diskutime në kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Gazeta Insajderi, mëson nga burime brenda kësaj partie se mandatari për kryeministër pritet të jetë Avdullah Hoti.

Ndonëse ende nuk ka përfunduar mbledhja, Hoti pritet të jetë kandidati i LDK-së, për kryeministër në Qeverinë e re.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë dje se në këtë mbledhje caktohet emri i kandidatit, e më pas Këshilli i partisë e miraton.

Së fundmi, emri i vetë Mustafës ka qenë më I përfoluri për të qenë kandidat, mirëpo një gjë të tillë kreu i LDK-së as nuk e ka pranuar e as nuk e ka mohuar në deklarimet e tij. / Insajderi.com