Në mesin e katër të infektuarve të fundit me Koronavirus në komunën e Pejës, janë edhe dy gra shtatzëna, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar, drejtori i Shëndëtesisë në komunën e Pejës, Petrit Loci.
“Po është e vërtetë. Në mesin e katër të infektuarve janë edhe dy gra shtatzëna. Gjendja e tyre është stabile dhe janë nën monitorimin e Institutit të Shëndetit Publik” ka thënë Loci për Insajderin.
Ndryshe, deri më tani në komunën e Pejës, kanë rezultuar 21 raste pozitive me Covid-19, prej tyre një person ka vdekur/Insajderi.com