
Qeveria në detyrë sot ka marrë vendimin për shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekom i Kosovës”, shkruan Insajderi.
Luljeta Elezaj dhe Teki Shala janë dy drejtorët e shkarkuar.
Shala ishte emëruar më 6 mars nga qeveria e Kosovës si Drejtor i bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës. I njëjti ishte drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjakovë nga LDK.
Në vendimin e sotëm të qeverisë është bërë e ditur se janë emëruar dy drejtorët rinj të përkohshëm në këtë ndërmarrje.
Lule Ahmedi si dhe Hekuran Nikçi janë dy të emëruar e rinj.