Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, është takuar me dy zyrtarët e AAK-së, Meliza Haradinajn dhe Besnik Tahirin.
LDK dhe AAK po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, të cilën e kanë premtuar brenda ditësh.
Tanimë LDK-ja e ka nominuar kandidat për kryeministër, Avdullah Hotin, dhe AAK-ja është pajtuar me këtë emër.
Haradinaj sot takoi kryetarët e komunave nga AAK-ja për t’i pyetur rreth koalicionit që planifikon ta bëjë me LDK-në.
LDK-ja ndërkaq ka marrë pajtimin e strukturave të saj, që ta formojë Qeverinë e re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet në Kuvend.