Shkarkohet edhe kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi

Shkarkohet edhe kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, ka shkarkuar sot kryeshefin ekzekutiv Agron Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Shkarkohet edhe kryeshefi i Infrakosit Agron Thaçi”, ka shkruar Bajqinovci, përcjell Insajderi.

Me ardhjen e Bordit të përkohshëm, Thaçi ishte suspenduar, e sot kur janë shkarkuar edhe drejtues tjerë të ndërmarrjeve publike, është përfshirë edhe ai i Infrakosit.

Lexo edhe:

Suspendohet kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi