Policia e Kosovës me video kanal zyrtarë në “YouTube”

Policia e Kosovës me video kanal zyrtarë në “YouTube”

Policia e Kosovës, aksionet e tyre të ndërmarra të cilat ata i filmojnë, disa prej tyre kanë filluar për ti bërë publike, në video kanalin e tyre në YouTube.

Deri më tani në këtë kanal, janë të publikuara katër video, prej të cilave tri janë operacione të zhvilluara në lokacione të ndryshme.

Në videon e fundit të publikuar në këtë kanal shihet Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në një lokal në Kamenicë, nën dyshimin për trafikim me njerëz, kanë gjetur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa inspektorët e ATK-së, lokalin në fjalë e kanë mbyllur, pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion.

Më poshtë janë videot të cilat Policia e Kosovës, në këtë kanal ka filluar të shpërndaj rreth tre muaj më parë. /Insajderi.com