Fshesa e Kurtit – Pas një muaji i erdhi radha edhe këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashit

Xheneta Uka

Fshesa e Kurtit – Pas një muaji i erdhi radha edhe këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashit

Një muaj më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte emëruar si këshilltarë të tij politik, Shkëlzen Gashin.

Ky emërim erdhi dy ditë pasi LDK-ja, si partneri kryesor i VV-së në qeveri, kishte thënë se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi.

Njoftimin e emërimit të Shkëlzen Gashit, Kurti e kishte bërë me një bagazh goxha të mirë rreth studimeve të tij. Mirëpo të gjitha këto njohuri Gashi nuk arriti t’i shfrytëzoi, përveq se u rrëzuar Qeveria Kurti ai edhe u shkarkua.

Ndonëse, punën më të madhe Qeveria Kurti gjatë këtyre ditëve të mbetura e ka bërë duke shkarkuar njerëz.

E kësaj vazhde të shkarkimeve i erdhi radha edhe vetë këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit.

Deklaratat e tij skandalove për luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, bënë që Gashi të shkarkohet sot nga vetë shefi i tij, Albin Kurti.

Gashi pretendonte se ushtarët e UÇK-së kanë kryer krime lufte, dhe se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë.

Mirëpo, edhe vetë shefi i tij, Albin Kurti në postimin e shkarkimit tregoi që Gashi është një bashkëbisedues i vështirë.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”,  ka shkruar Kurti.

Mirëpo, këto deklarata të Gashit përveq se nxitën reagime të shumta tek deputetët, politikanët dhe qytetarët nuk lanë pa bërë jehonë  edhe në mediat serbe.

Gashi për një muaj punë në kabinetin e Kurtit do të mbahet mend për deklaratat e tij skandaloze.

Ai ditë më parë ishte ftuar për intervistim nga policia si i dyshuar për “kanosje”, kjo pasi përmes një postimi të tij në Facebook kishte bërë thirrje për rezistencë./Insajderi.com

Albin Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin