Sonte “Marshojmë për UÇK-në”, nëpër ballkone e dritare

Sonte “Marshojmë për UÇK-në”, nëpër ballkone e dritare

Është thirrur një protestë sonte me fillim prej orës 21:00 në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo protestë do të mbahet nëpër ballkonet dhe dritaret e shtëpive nën tingujt e këngës së Arif Vladit, ‘Marshi i UÇK-së’, raporton Gazeta Insajderi.

Kjo protestë është thirrur të mbahet pas deklaratave skandaloze të Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit të Kosovës në largim, Albin Kurti, i cili tha që UCK-ja ka kryer krime dhe duhet të dënohet.

Gashi në emisionin Frontal në T7 gjatë ditës së djeshme tha se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti kishte thënë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish-ushtarë të UÇK-së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu. Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka thënë dje Gashi.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime me ç’rast gjatë ditës së sotme Gashi edhe u shkarkua nga posti i këshilltarit. /Insajderi.com