“Marre asnjë fjalë distancuese” – deputetja e PDK-së kritikon Kurtin pas shkarkimit të këshilltarit

“Marre asnjë fjalë distancuese” – deputetja e PDK-së kritikon Kurtin pas shkarkimit të këshilltarit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës në largim, Albin Kurtit, për shkarkimin e këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se Kurit nuk ka shprehur asnjë fjalë distancuese ndaj deklaratave të Gashit, përcjell Gazeta Insajderi.

“D.m.th. Ti vazhdo me debatin se mire e ke une pajtohem me ty veq mos e beje nga pozita e keshilltarit tim perndryshe kurr s’do te shkarkoja veq po e sheh edhe vet presionin e tepert publik”, ka shkruar Musliu.

Tutje deputetja e PDK-së, ka thënë se “Marre as nje fjale qe tregon distancim nga deklaratat e keshilltarit te tij”.

Gashi në emisionin Frontal në T7 gjatë ditës së djeshme tha se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti kishte thënë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish-ushtarë të UÇK-së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu. Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka thënë dje Gashi.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime me ç’rast gjatë ditës së sotme Gashi edhe u shkarkua nga posti i këshilltarit. /Insajderi.com