Flasin nga AKR-ja se a do të keni ministri në Qeverinë e re

Flasin nga AKR-ja se a do të keni ministri në Qeverinë e re

Aleanca Kosova e Re (AKR), e drejtua nga Behgjet Pacolli nuk kanë finalizuar ende se a do të jenë pjesë e qeverisë së re me ndonjë ministri.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Veseli Makolli i pyetur nga Gazeta Insajderi se a do të kenë ndonjë ministri në qeverinë e re ai ka thënë se ata janë duke punuar për të arritur një marrëveshje.

“Është duke u punuar ne drejtim te arritjes se marreveshjes per formimin e qeverise, por ende finalizim nuk ka”, ka thënë Makolli për Insajderi.

Ndërsa para dy ditësh Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë me dije se brenda partisë ka pasur pajtim unanim për këta emra.

“Sot është mbajtur një takim i ngushtë, ku përfshihen sekretarët dhe kryetarët është diskutuar edhe për koalicionin dhe kemi marrë një po nga Këshilli Drejtues, në mënyrë elektronike për koalicion dhe kemi biseduar për emrat e mundshëm. Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selimi Selimi janë tre kandidatët që duhet ti nënshtrohen Këshillit Drejtues, por që ka pasur pajtim unanim për këta emra”, ka deklaruar Lekaj për Insajderin.

Kurse sot gjatë ditës shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nisma Socialdemokrate, AKR-së dhe partive minoritare.

“Të hënën arrihet marrëveshja me LDK-n“Ajo që është me rëndësi, është se në parim jemi pajtuar që të bashkëqeverisim bashkë me LDK-në, AAK-në dhe parti të tjera minoritare dhe AKR-në. Pasi që jemi duke bashkëpunuar për programin qeveritar, njëkohësisht edhe jemi në përfundim të rrumbullakësimit të ndarjes së dikastereve me parti të tjera. Besoj që shumë shpejt do të përfundon edhe kjo marrëveshje e plotë. (Kur pritet të arrihet marrëveshja?)Besoj që të hënën do të arrihet marrëveshja. Ne nuk kemi parashtruar kushte për koalicionin qeverisës, ne jemi të gatshëm edhe votat më ia dhënë, vetëm vendi ta ketë një qeveri. Nuk kemi kushte, por në dikasteret që do t’i udhëheqim ne, do t’i fusim pikat programore të partisë tonë”, ka thënë Shala. /Insajderi.com