Pajisja e QKUK-së me respiratorë- Vitija: Disa kompani e kanë të ndaluar importin

Pajisja e QKUK-së me respiratorë- Vitija: Disa kompani e kanë të ndaluar importin

Pas konfirmimeve të personave të prekur me Covid 19, shqetësuese ka qenë numri i respiratorëve që posedon QKUK-ja.

Bujar Vitija, që drejton Gazetën Shneta, ka thënë se është shqetësuese edhe kontrata për sigurimin e 30 respiratorët, pasi disa kompani e kanë të ndaluar importin deri në muajin korrik.

“Njëra prej kontratave kisha e theksi është kontrata e negociuar për furnizim me pasijen mjekësore me respirator, kontratat iu është dhënë një kompani në vlerë 749 mijë euro, për furnizim me 30 respirator.  Problemi qëndron se në vendet kur prodhohen, SHBA e Gjermani, kur prodhohen me respirator me cilësi të lartë si ‘Drager’, Philipss’ dhe ‘LG’, e kanë pasur të ndalur deri në fund të qeshorit për të importuar. Përfaqësuesit e tyre në Kosoë nuk kanë mundur që të ofertojnë brenda 70 ditëve siç ka qenë e përcaktuar me kontratë të Ministrisë së Shëndtësisë. Nga tre lloje është dhënë vetëm një, kompania e cila shpresoj që do të sjell më kohë e do të jenë cilësor për faktin që e dijimë që janë shumë të nevojshëm jeta e pacientëve me Covid 19  varet direkt prej këtyre respiratorëve”, ka thënë Vitija/InsajderiInDoks