Edhe pesë viktima të koronavirusit në Serbi, 263 raste të reja

Edhe pesë viktima të koronavirusit në Serbi, 263 raste të reja

Pesë persona kanë vdekur në Serbi për 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19, derisa janë 263 raste  të reja të infektuarve, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusiti ka arritur në 8.042, është konfirmuar në konferencë për gazetarë nga Instituti serb i Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Serbi deri tani është 156/

Në 24 orët e fundit janë testuar 4.365 persona derisa 263 prej tyre dolën pozitivë.

Deri tani janë shëruar 1.182 persona./Insajderi.com.