Shkurtohen rrethojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Shkurtohen rrethojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Rrethoja e hekurt e Ministrisë së Punëve të brendshme ka filluar të shkurtohet, shkruan Gazeta Insajderi.

Pamjet që sjell Insajderi, tregojnë se këto rrethoja nuk janë duke u larguar ashtu siç ishin larguar ato të Qeverisë së Kosovës, po vetëm janë duke u shkurtuar.

Insajderi mëson se kjo punë do të vazhdojë edhe nesër nga punëtorët e kontraktuar nga MPB, dhe se janë urdhër i ushtruesit të detyrës së ministrit të kësaj Ministrie, Xhelal Sveçla.

Ky veprim vjen një javë pas largimit të rrethojave të ngjashme nga oborri i Qeverisë së Kosovës./ Insajderi.com