Nga këto komuna janë 17 personat e fundit të infektuar me koronavirus

Nga këto komuna janë 17 personat e fundit të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot në Kosovë janë shënuar edhe 17 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 35 persona, përcjell Insajderi.

Sipas IKSHP-së, sot janë testuar 226 mostra.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com