
Sot në Kosovë janë shënuar edhe 17 raste me koronavirus.
Ndërsa, janë shëruar 35 persona, përcjell Insajderi.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se sot ka lajme të mira për krejt Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kane dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën.
#rriNshpi/Insajderi.com