Fotografia e mjekut shqiptar në Amerikë i cili po lufton koronavirusin vendoset në sheshin e Nju jorkut

Fotografia e mjekut shqiptar në Amerikë i cili po lufton koronavirusin vendoset në sheshin e Nju jorkut

Mantelbardhët tashmë në mbarë botën po vlerësohen heronjë për të gjithë qytetarët.

Kjo për shkak që të gjithë së bashku në vijën e parë të fronit po luftojnë virusin misterioz i njohur si COVID-19, i cili ka pushtuar pothuajse të gjithë globin, shkruan Insajderi.

Ky virus madje, po merr edhe jetëra të shumta njerëzish.

E, mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës tashmë po vlerësohen edhe nga popujt e huaj.

Njëri, prej tyre është edhe Sulejman Celaj të cilit i është vendosur fotografia në shehsin e Nju Jorkut.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Instagram gazetarja shqiptare në Amerikë, Kozeta Turishta./Insajderi.com