Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është lajmëruar serish në Facebook në lidhje me lejen për të cilën thuhet se i është anuluar për aterrimin e aeroplanit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai ka thënë se aeroplani i tij ka pasur leje për aterrim konform rregullave të BE-së dhe IATA-s, por që ishte anuluar.
Pacolli ka publikuar edhe përgjigjen që kishte marrë nga Nexhat Bala prej Departamentit të Aviacionit Civil të Kosovës, ku ky i fundit kërkon që të bëjë serish kërkesë zyrtare për të marrë leje.