Vetëizolohen 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik

Vetëizolohen 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik

13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik janë futur në vetëizolim, si pasojë e një kontakti me një pacientë të shtrirë në Ortopedi, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

“Është e vërtetë 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik janë futur në vetizolim Ata kanë pasur kontakt, pra i kanë kryer shërbim një pacientit të infektuar. Tani sipas një riorganizimi të kërkuar drejtori i QKMF-së ata tani janë në pushim në shtëpi, pra në vetizolim”, tha Ilazi.

Ilazi tha se ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike që atyre të ju merren mostrat për testim.

“Dje kemi mbajtur një takim të Shtabit të Emergjencave. E pranishme ka qenë edhe doktoresha nga Ferizaji. Por, tani kemi mungesë të testeve. Duhet pak kohë derisa të realizohet”, tha Ilazi për Klan Kosova.

Komuna e Kaçanikut i ka deri më tani shtatë raste me Covid-19.

Sipas kreut të kësaj komune gjashtë prej këtyre iu dihet burimi i infektimit, kurse njërit nuk iu dihet.

“Shtatë persona janë identifikuar si të prekur me COVID-19, ku për 6 prej tyre dihet burimi i infeksionit, teksa për një person i cili ndodhet në Spitalin e Ortopedisë nuk dihet burimi i infeksionit”.  /Insajderi.com