Prizreni mbulohet me pankarta “Zgjedhje në qershor”, “Albin jemi me ty, 51%”

Prizreni mbulohet me pankarta “Zgjedhje në qershor”, “Albin jemi me ty, 51%”

Ndërsa LDK-ja po synon të formojë qeverinë e re me AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe Listën Serbe , Lëvizja Vetëvendosje dhe përkrahës të saj po bëjnë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në muajin qershor.

Për këtë nga mbështetësit e VV-së është ndërmarrë një aksion ku po vendosin pankarta nëpër banesa me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor”.

Por sot me një thirrje të tillë është zgjuar edhe qyteti i Prizrenit, ku janë vendosur pankarta edhe me mbishkrimin “Albin jemi me ty,51%”, raporton TV Besa.

Kujtojmë se kjo komunë udhëhiqet nga Vetëvendosje.