
Për mos respektim të orës policore, policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar 34 persona vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe 51 persona nuk kanë respektuar orën policore në Maqedoninë e Veriut, prej të cilëve 34 janë arrestuar.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 72 personave, ndërsa 57 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19, shkruan Alsat.
E gjatë kontrolleve që ka kryer policia për personat në izolim dhe vetizolim, janë regjistruar dy shkelje.