Tentuan të vjedhin, hajnat zihen në flagrancë në një market në Prishtinë

Tentuan të vjedhin, hajnat zihen në flagrancë në një market në Prishtinë

Tre persona me shtetësi të huaj janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi. 

Të njëjtit, tentuan me forcë të hynë në një market në Prishtinë në rrugën “Mon Balaj”.

Pas aktivizimit të alarmit, të dyshuarit ishin zënë në flagrancë brenda në lokal nga viktima mashkull kosovar, pas përleshjes në mes veti, kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.