COVID-19

Ahmeti: S’ka nevojë për panik – por mund të mbyllim çerdhe e lokale

Tri çerdhe janë mbyllur në Prishtinë me qëllim parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja ende është nën kontroll dhe se s’ka arsye për kthim në masat e mëhershme, porse mund të vazhdohet me mbylljen e çerdheve të tjera.

Ahmeti: S’ka nevojë për panik – por mund të mbyllim çerdhe e lokale

Përkundër se janë mbyllur tri çerdhe në Prishtinë dhe dy fëmijë të dielën rezultuan pozitivë me COVID-19, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka nevojë të shkaktohet frikë e tepruar, njofton Insajderi.

“Nuk kemi nevojë për panik, e as për rikthim në masa të mëhershme”, pohoi Ahmeti në një konferencë për media.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk do të merren masa nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet përtej parashikimeve.

“S’do të hezitojmë t’i mbyllim edhe çerdhet e edhe lokalet, nëse ato shndërrohen në vatra të virusit”.

Çerdhet, apo lokalet mund të mbyllen nëse situata është e njëjtë sikur në rastin e çerdhes “Xixëllonjat”, kur u mor vesh se burri i një edukatoreje ka dalë pozitiv para dy ditësh.

Ahmeti është ankuar edhe “se rregullat e përcaktuara nga Instituti i Shëndetësisë, nuk janë duke u respektuar në masë të madhe”./Insajderi.com