Pritet raporti final

Çfarë e shkaktoi tragjedinë në Artanë?

Ditë më parë humbën jetën dy minatorë në minierën e Artanës. Për rastin tragjik po pritet edhe raporti final, para se të dilet me konkluzione se nga çfarë u shkaktua.

Çfarë e shkaktoi tragjedinë në Artanë?

Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike po pret raportin final lidhur me tragjedinë në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë, njofton Insajderi.

Anëtarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila, tha se gjithashtu është kërkuar më tepër informacion rreth kushteve të sigurisë që ekzistojnë aktualisht në këtë minierë.

“Është tepër e rëndësishme që të shihet niveli i gjendjes të minierave tjera aktive dhe potenciali i rrezikut me të cilën ballafaqohen minatorët që janë në vendin e punës dhe të kërkohet më tepër vëmendje nga Inspektorati i Punës dhe standardet e punës të jenë të vlerësuara”, deklaroi Kusari-Lila.

“Nuk mund të paragjykojmë në atë se çka e ka shkaktuar tragjedinë në Artanë, pritet raporti”./Insajderi.com