Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në profilin e tij në Facebook ka deklaruar këtë të marte se Kosova do të vazhdojë të shkojë drejt hapjes, vetëm pasi të jenë bërë analiza të thella epidemologjike për situatën me COVID-19.
“Rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë̈, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat, klubet e natës, etj., duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikator matës ku kontributin kryesor duhet ta jap IKSHPK, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike”, ka deklaruar Ministri.
Këto Ministri i Shëndetësisë i tha pas një takimi me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, ku i është raportuar nga të gjitha institucionet relevante për situatën me pandeminë në Kosovë.
“Prioritet kryesor do ta kemi luftimin e pandemisë̈ Covid-19, krahas objektivave të tjera, në tre ditë e fundit është përkthyer në 105 raste të reja të COVID-19 në Kosovë, dhe kjo kërkon nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë”, ka shkruar Zemaj.