Politikë djersitëse

Thaçi për Osmanin: Po të isha në vend të saj do djersitesha

Akuza të rënda të Hashim Thaçit në drejtim të Vjosa Osmanit.

Thaçi për Osmanin: Po të isha në vend të saj do djersitesha

Sipas presidentit të Kosovës dikush nga familja e krye-parlamentares aktuale të Kuvendit kohë më parë i ka shërbyer shtetit serb, njofton Insajderi.

Akuzat e rënda të Hashim Thaçit në drejtim të Vjosa Osmanit, kanë ardhur gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, pohoi Thaçi, duke mos u lëshuar në detaje të tjera, por ka thënë se do ta bëjë, nëse Vjosa Osmani flet sërish për të./Insajderi.com