Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolovan. Në takimin e parë me zyrtaren europiane, Zemaj e ka njoftuar Apostolovën për planet e tij në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit.
Ndërsa veçanërisht ministri kosovar, e ka falënderuar zyrtaren e BE-së për ndihmën që kjo strukturë europiane, ia ka bërë Kosovës në luftimin e pandemisë COVID-19.
Bashkimi Europian ka ndarë 5 milionë euro donacion për Kosovën, si ndihmë për mjete mbrojtëse e pajisje mjekësore në luftimin e coronavirusit, sëmundje kjo e shpallë pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Insajderi