Sot janë evidentuar edhe njëzetë e nëntë raste të reja me Covid – 19. Vetëm një i shëruar, njofton IKSHPK.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, nga 280 mostra të marra, kanë rezultuar njëzetë e nëntë raste pozitive me Covid-19 dhe vetëm një i shëruar. Këtë njoftim e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, raporton Insajderi.
Pas rasteve të ditës së sotshme, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 arrin në shifrën 1289 persona. Nga këta, 913 raste janë të shëruar dhe 31 të vdekur.
IKSHPK përsëri bën thirrje që të respektohen masat e rekomanduara deri më tani./Insajderi.com<