Dialog dëshirash

“Hoti po mendon se dialogu është fontanë dëshirash”

PDK-ja e pakënaqur me kryeministrin e ri. Thonë se Hoti s’ka platformë dhe as nuk e kupton përgjegjësinë institucionale.

“Hoti po mendon se dialogu është fontanë dëshirash”

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, më shumë po e trajton dialogun si “fontanë dëshirash”, se sa si një proces që do përgjegjësi, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, njofton Insajderi.

“Hoti duhet ta kuptojë se ai është kryeministër, sepse ende nuk e ka kuptuar. Ai po sillet tha se dialogu është fontanë dëshirash”, ka deklaruar Ismaili në Interaktiv të KTV-së.

Prandaj, Ismaili thotë se PDK-ja nuk ka kurrfarë besimi në qeverinë e re të vendit.

“Më shumë ka një lloj paniku nga ta, një fshehje. Ai nuk ka prezantuar platformë për dialogun para Kuvendit, por krejt çfarë bën është jep ide”./Insajderi.com