Kurrë më pak

Kosova shënon rënie historike në kërkesat për azil në BE

“Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova”, thuhet në publikimin e EKIP-it.

Kosova shënon rënie historike në kërkesat për azil në BE

Kosovarët kurrë më parë nuk kanë kërkuar më pak azil në Bashkimin Evropian se sa në vitin 2019, thuhet në publikimin e Institutit EKIP, njofton Insajderi.

“Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova”, thuhet në publikimin e EKIP-it.

Ndërsa tre vendet e BE-së të cilat kanë pranuar numër më të madh të kërkesave për azil nga Kosova janë: Franca (1,510), Gjermania (415) dhe Suedia (120).

Përveç Kosovës, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë.

Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit – shumëzuar me dy.

Për krahasim, vendet sikur Palestina dhe Sudani rankohen më mirë se Shqipëria, ndërsa Shqipëria radhitet margjinalisht më mirë se Irani dhe Nigeria.

Në kuadër të publikimit “Azilkërkuesit në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019” janë përdorur të dhënat e EUROSTAT-it./Insajderi.com