Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar lëndën në Gjykatën Kushtetuese për deputetin Etem Arfi. Zyra për media e kësaj partie thotë se pjesëmarrje e tij në seancën e votimit të Qeverisë Hoti ishte antikushtetuese.
Nëpërmjet një komunikate për media në faqen zyrtare në Facebook. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese pjesëmarrjen, sipas tyre, antikushtetuese të deputetit Etem Arifi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u votua Qeveria Hoti, njofton Insajeri.
Ata thonë se pjesëmarrja e deputetit Arifi është e pa ligjshëm dhe rrjedhimisht edhe qeveria e dal nga ajo seancë është qeveri e paligjshme.
“Pjesëmarrja e Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”.
Më tej në komunikatën e tyre zyrtare thuhet se kjo kërkesë e tyre është rasti i radhës ku do të shpërfaqet edhe më shumë rënia e shtetit dhe e të drejtës në parregullsi dhe paligjshmëri ose të konstatojë atë që thotë kushtetuta se një deputet i cili është i dënuar me mbi një vit burg, humb mandatin dhe si rrjedhojë votimi i tij nëse merret për bazë është në kundërshtim me kushtetutën. /Insajderi.com<