Thaçi dhe Hoti duhet të funksionojnë bashke. E kanë edhe obligim kombëtar dhe kushtetues. Secili le ta kryejë punën e vet që ua përcakton kushtetuta.
Në emisioni Info Magazinë në Klan Kosova, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se kryeministri dhe presidenti i vendit duhet të funksionojnë bashkë.
Në pyetjen e gazetarit se a është e mundur një gjë e tillë ajo është shprehur: “jo që munden por duhet. E kanë edhe obligim dhe gjithsecili duhet të operojë në kuadrin e kompetencave të tyre që i përcakton Kushtetuta e Kosovës”, njofton Insajderi.
Madje ajo ka thënë se pjesëmarrja e presidentit Thaçi është e nevojshme edhe për shkak të proceseve të kaluara ku ai ka qenë bartës i atyre proceseve dhe mund të kontribuojë duke u bazuar në atë eksperiencë. /Insajderi.com