Vuçiqët dhe mafia

Djali i Vuçiqit fotografohet në shoqëri me anëtarë të mafias serbe

Dyshimet se djali i presidentit serb është i lidhur me mafian serbe janë rritur edhe më shumë pasi Danilo Vuçiq, është parë në shoqëri të huliganit serb Aleksandër Vidojeviq.

Djali i Vuçiqit fotografohet në shoqëri me anëtarë të mafias serbe

Disa media në Serbi kanë raportuar për djalin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, dhe shoqërimin e tij me persona që në Serbi akuzohen për krim të organizuar, njofton Insajderi.

Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit – KIRK, ka publikuar një fotografi të Danilo Vuçiq, në shoqërimin e disa figurave kriminale në Serbi, duke shtuar kështu dyshimet që veç ekzistonin edhe më herët se djali i presidentit serb është i lidhur me njerëz të nëntokës.

Vuçiqi i ri ishte parë në një lokal në Beograd në shoqëri të Aleksandër Vidojeviq, një anëtar famëkeq i grupit huligan Janissaries – tifozët e klubit beogradas Partizanit.

Vidojeviq është i regjistruar në dosjet e policisë se Serbisë si anëtar i Klanit “Kavaqi”, një grup i mafias.

Ai për momentin po përballet edhe me akuzat për demolimin e një klubi te natës bashkë me disa huliganë të tjerë.

Por, disa media të tjera serbe, të afërta me Vuçiqin dhe partinë e tij, kanë raportuar se lajmet për djalin e presidentit janë thjesht një fushatë e ulët për ta diskredituar familjen e Vuçiqit para zgjedhjeve në Serbi./Insajderi.com