Kosova do të ketë bashkëpunime me mekanizma policore ku do të i jepet më shumë mundësi për shkëmbime informatash .
Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Bashkimit Evropian, EUROPOL, miratoi marrëveshjen e punës me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë.
Këtë lajm e ka kumtuar Ministria e Brendshme e Kroacisë pasi Kroacia momentalisht është vend kryesues i BE-së.
marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorja ekzekutive e EUROPOL-it dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës që momentalisht këtë pozitë e mban, Agim Veliu.
Kjo marrëveshje nënkupton bashkëpunim midis EUROPOL-it dhe Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës, Administratës Tatimore dhe njësive për parandalimin e pastrimit të parave. Kosova do të ketë mundësi të reja na bashkëpunimin policor ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje do të hy në fuqi në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa marrëveshje me mekanizma të polcisë ndërkombëtare duke qenë shumë e kufizuar në shkëmbimin e informacioneve që do ta luftonin krimin e organizuar i cili në Kosovë është shumë i lartë.
Përveç bashkëpunimit me EUROPOL-in, “Kosova, në këtë mënyrë do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së”.
Duke mos harruar që edhe shtetet fqinje të Kosoës kanë oficer në EUROPOL.
Kjo po vlerësohet shumë nga Ministria e Brendshme Kroate pasi një marrëveshje e tillë rrjedhimisht e rrit bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet BE-së dhe vendeve të Bashkimit Europian, specifikisht sigurinë e Kosovës.
Serbia e ka penguar vazhdimisht antarësimin e Kosovës në INTERPOL, madje historia e taksës e ka pikërisht momentin pas të cilit Serbia kishte penguar Kosovësn që të antarsohet /Insajderi/