Veprim i pamenduar

Armend Zemaj reagon ndaj tubimit të Vetëvendosjes

Ministri i Shendetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar nga tubimit të Vetëvendosjes në Sheshin Skënderbeu. Ai thotë se të tilla ngjarje mund të shndërrohen në vatra infeksioni. Vetëvendosje po i injoron këshillat e mbrojtjes nga virusi Covid – 19.

Armend Zemaj reagon ndaj tubimit të Vetëvendosjes

Nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në Facebook, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin qendror të Prishtinës në kohë pandemie.

Ai ka thënë se injorimi i mundësisë së infektimit e Covid-19 dhe “mosrespektimi  i rekomandimeve të mjekëve dhe eksperteve të shëndetësisë është sikurse një amator të mësyjë të ec me maje të gishtërinjve të këmbëve në tel”, njofton Insajderi.

“Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë̈ botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë̈ që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë̈ distancën sociale, është̈ e njëjtë̈ sikurse një amator i papërvojë̈ t’ia mësyjë̈ e të ec me majat gishtave të këmbeve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish”.

Madje Zemaj ka shtuar se është edhe porosi e Ambasadës së ShBA-ve që të shmangën tubime të mëdha, meqë këto mund të ndikojnë që të shndërrohen në super-ngjarje të mëdha të përhapjes së Covid-19. /Insajderi.com