
Para pak minutash ka filluar edhe tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, në sheshin Skënderbeu.
Qytetarë të shumtë më flamurin kombëtar janë mbledhur para ndërtesës së Teatrit Kombëtar që gjendet përballë Qeverisë.
Tubimi i sotëm i thirrur nga partia e Albin Kurtit po bëhet në ditën e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një dite më parë Albin Kurti ka thënë se manifestimi i sotëm është festë ku pritet të ketë fjalime e muzike, dhe jo proteste, por qe nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave në ditën më vazhdim./Insajderi.com