Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rritja e javëve të fundit të rasteve pozitive me COVID-19, vjen “nga shfaqja e rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private”, njofton Insajderi.
Nga data 08 shkurt deri më 12 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.934 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.384 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 7.647.941 raste të COVID-19 dhe 425.044 raste të vdekjes.
Nuk ka të drejtë askush të rrezikoj jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve./Insajderi.com