Hoti: Situata është alarmante, nëse nuk vetëdijesohemi u kthehemi masave

Hoti: Situata është alarmante, nëse nuk vetëdijesohemi u kthehemi masave

Pas konfirmimit të 58 rasteve me Covid-9, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në rast se numri i rasteve të infektuar me koronavirus rritet, atëherë do të kthehen masat restriktive. Për këtë Hoti tha se ekonomia e vendit do të kolapsojë.

Në të njëjtën kohë, si shkak i mosrespektimit të masave gjatë ditëve të fundit, ministria e arsimit ka vendosur që të mos mbahen orët plotësuese për klasat e nënta.

I pari i ekzekutivit në një konference për media, ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, meqë sipas tij, situata është alarmante.

“Nëse nuk respektojmë masat, ne jemi të detyruar të kthejmë masat”, ka deklaruar Hoti.