Arsyet që çuan në prishjen e koalicionit LDK-LVV

Arsyet që çuan në prishjen e koalicionit LDK-LVV

Prishja e koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur për shkak të marrjes së vendimeve jo të koordinuara dhe marrja e vendimeve jashtë qeverisë, ka thënë biznesmeni dhe politikani, Ramiz Kelmendi, njofton Insajderi.

Kelmendi në Tv Dukagjini, ka thënë se qeveria së pari duhet të kryej obligimet që i ka krijuar vet, me kompensimin e qirave dhe dhënien e 170 eurove, por ka mundësi të heq edhe TVSh-në për qiratë.

“Kthimi i kredive si për qytetarin, si për biznesmenin ua mundëson që ai të lirohet nga kisti, për këtë arsye kreditë do të duhet të shtyheshin deri në vitin 2021, pastaj BQZ të stimuljë bankat në Kosovë për dhënien e kredive”, tha ai.

Sipas tij, gjatë kohës së pandemisë, marketet kishin rënie deri në 55 për qind, derisa thekson se kompania e tij, nuk ka pas humbje dhe do të vazhdonte kështu deri në fund të vitit./Insajderi.com