Qeveri e pakicës

Tahiri: Qeveria Hoti – pa numra, pa platformë dhe pa strategji

Abelard Tahiri përplot me akuza për qeverinë e Avdullah Hotit. Thotë se s’janë të përgatitur për asgjë.

Tahiri: Qeveria Hoti – pa numra, pa platformë dhe pa strategji

Qeveria e Avdullah Hotit është një qeveri e pakicës e cila as nuk shpreh interesim për bashkëpunim me opozitën, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, njofton Insajderi.

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, Tahiri kritikoi ashpër qeverinë dhe vet kryeministrin Hoti.

“Ne nuk kemi agjendë qeveritare e cila do t’i sjellë zhvillim vendit”, tha Tahiri, duke shtuar se “kemi qeveri që nuk i ka as numrat bazik”.

“Për më tepër duket që nuk ka gatishmëri për të krijuar konsensus me opozitën e nuk e ka as interesin që për tema të rëndësishme të ketë bashkëpunim”

“Ajo që do të duhej të bëjë kryeministri është që të vinte në Kuvend dhe ta prezantonte një platformë për dialogun ai e injoron Kuvendin dhe ata që e kanë votuar në Kuvend”./Insajderi.com