Vuçiqit ia merr mendja

Vuçiq: Propozimi i ndërkombëtarëve do të jetë; ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë ende nuk ka marrë një propozim konkret për zgjidhjen përfundimtare me Kosovën. Por, thotë se e di çfarë mund të jetë. Prandaj do zgjedhje, që ta ketë fuqinë t’i thotë “JO”, këtij propozimi.

Vuçiq: Propozimi i ndërkombëtarëve do të jetë; ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se ende nuk ka marrë ndonjë propozim nga ndërkombëtarët për zgjidhjen përfundimtare me Kosovën, porse dyshon se ajo çfarë do t’i kërkohet është njohje e Kosovës nga Serbia, njofton Insajderi.

I ftuar në emisionin “Prva Tema”, presidenti serb tha se një ditë pas zgjedhjeve e pret në Serbi të dërguarin e posaçëm të BE-së për Kosovën dhe Serbinë, Mirosllav Lajçak, porse ende nuk e di se cila saktësisht do të jetë agjenda e sllovakut e as propozimi i tij.

“Nuk kam dëgjuar se cila do të ishte zgjidhja, nuk kam marrë ende ndonjë propozim”, tha Vuçiq.

“Ajo që unë dyshoj është se propozimi do të jetë një Kosovë e pavarur në një mënyrë apo në një tjetër, të cilën duhet ta njohim zyrtarisht”.

Prandaj Vuçiq potencoi se është e rëndësishme që Serbia të shkojë në votime “në mënyre që të kemi fuqinë të themi ‘jo’, nëse na ofrohet një zgjidhje e pafavorshme, ose të kemi unitet nëse arrijmë një kompromis, të cilin ende nuk e kam parë askund”.

“Në çdo rast ne nuk do ta ngrehim flamurin e bardhë”./Insajderi.com