Vetëm dje – katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici

Vetëm dje – katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se vetëm dje, me 12-të Qershor, në departamentet e saja anembanë Kosovës, ka pranuar katër raste të raportimeve të dhunës familjare.

Në të gjitha rastet, dhunuesi është bashkëshorti.

Rastet e dhunës në familje janë shënuar në fshatin Gllogoc, një tjetër në Komunën e Pejës, një në Gjakovë dhe një në Mitrovicë.

Të dyshuarit janë në mbajtje nga Policia e Kosovës, ndërsa në rastin e Mitrovicës, gruaja e cila ka marrë lëndime të lehta trupore, është dërguar në strehimore. /Insajderi.com