Sipas OBSH-së

Ushqeni fëmijët me gji – nuk transmetohet virusi COVID-19

Ka ekzistuar rrezik se foshnjat mund të infektohen nga nënat që kanë COVID-19 në procesin e gji dhënies. OBSH thotë të kundërtën. Virusi nuk transmetohet siguron organizata.

Ushqeni fëmijët me gji – nuk transmetohet virusi COVID-19

Ushqyerja me gji e foshnjave nuk e transmeton Coronavirusin edhe nëse nëna është e infektuar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për Coronavirusin, njofton Insajderi.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19. Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së./Insajderi.com