Dialogu me Serbinë po afrohet pas një bllokade disa vjeçare. Insistimi i Bashkësisë Ndërkombëtare do ta ulë në një tavolinë Kosovën dhe Serbinë
Tashmë kryeministri, Avdullah Hoti po kërkon një unitet politik në Kosovë për të shkuar më të fuqishem në dialogun me Serbinë. Por, përçarjet në spektin politik janë të thella sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti refuzoi kategorikisht ftesën e Avdullah Hotit për të marrë pjesë në “Forumin e Liderëve”, me këtë kuptohet që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përfshihet në dialogun me Serbinë. Një qasje pak më ndryshe e ka partia tjetër opozitare, PDK.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila qeverisë bashkë me LDK-në e NISMA-n ka votuar kundër heqjes së reciprocitetit me Serbinë – ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhën dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas një ftese për intervistim nga Gjykata Speciale, por gjatë fushatës ai kishte deklaruar se presioni për heqjen e taksës e kishte pasur efektin e vet në një dorëheqje të tillë.
Në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka gjëra kundër për mënyrën sesi do të zhvillohet dialogu. Është nënkryetarja e LDK-së e cila njëkohësisht është kryeparlamentare, Vjosa Osmani e cila nuk e dëshiron presidentin Thaçi në krye të dialogut, bashkë më Osmanin janë edhe disa deputetë të tjera të LDK-së e zyrtarë partish.
Kjo gjendje jep pak shpresa që Kosova do të shkojë në dialog me Serbinë e unifikuar. /insajderi/