Përkohësisht

Mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Një pjesë e Autostradës “Arbën Xhferi” do të jetë e mbyllur gjatë ditës së  sotme për shkak të  punimeve në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj – Hani i Elezit, ka lajmëruar Ministria e Infrastrukturës, njofton Insajeri.

Këto punime MI-ja thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

“Për arsye të realizimit të punëve, mbyllja do të jetë e përkohshme, që do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, thekson MI-ja.