Nxënësit në Kosovë – përveç etheve që shkakton e panjohura para sfidimit në testet e maturës dhe arritshmërisë – tani duhet të ballafaqohen edhe me pritjen nëse do të sfidohen fare – ashtu siç një herë iu tha.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë pritet që sot, e hënë, të diskutojë dhe del me një vendim nëse do të mbahen ose jo testet e arritshmërisë dhe të maturës, njofton Insajderi.
Ky hap i tyre ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 ditëve të fundit në Kosovë.
Lajmin se një vendim do të merret të hënë e kanë bërë zyrtarë të ministrisë.
Gjithashtu ministri Ramë Likaj në një përgjigje me shkrim për Kohën, ka thënë se vendimi do të merret në bazë të praktikave në vendet tjera.
Testi i arritshmërisë është planifikuar të mbahet me datën 23 qershor, ndërsa testi i maturës me datën 4 korrik./Insajderi.com