Gjuriq nuk beson se Thaçi do të largohet politika

Shefi i të ashtuquajturës, "Zyre për Kosovën", nuk beson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të largohet nga politika.

Gjuriq nuk beson se Thaçi do të largohet politika

Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq ka thënë se nuk i beson pretendimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se do të largohet nga skena politike pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Në vitin 2021, Hashim Thaçi përfundon mandatin 5 vjeçar si president dhe ka deklaruar se do t’i jap fund karrierës politike.

Këtyre deklaratave nuk i beson, Marko Gjuriq duke deklaruar se nuk beson nëse Hashim Thaçi do të largohet nga politika, raporton TV HAPPY, transmeton Insajderi.

Zyrtarë të Levizjes Vetëvendosje kanë akuzuar LDK-në se do t’i jap edhe një mandat Thaçit president, por ky i fundit publikisht thotë se do të përshendetet nga politika pas përfundimit të mandatit. /Insajderi/