Porositë e kryeministrit

Avdullah Hoti thirrje për qytetarët: Respektoni masat

Pas rezultateve të ditës së sotshme me Covid-19, ka reaguar edhe kryeministri Hoti. Ai thotë të respektohen masat. Shëndeti publik me rëndësi.

Avdullah Hoti thirrje për qytetarët: Respektoni masat

Në rrjetin e tij social Facebook, në lidhjen me rezultatet e fundit të të infektuarve ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. Ai ka bërë thirrje për qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP, dhe “ta ruajmë shëndetin tonë”, njofton Insajderi.

“Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.

Është krejtësisht në përgjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë”. /Insajderi.com